18 vjeçari shqiptar kapet me 1.3 ton drogë në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe droge, e cila vinte nga Shqipëria.
Një 18 vjeçar shqiptar mësohet se është kapur 1.3 tonë marijuanë në banesën e tij.
Mediat italiane raportojnë se dje në mbrëmje, policia në Frascati ka kryer sekuestrimin e një marijuanës, pas një ndjekje të gjatë të të dyshuarit.
18 vjeçari u arrestua pasi arriti në vilën ku banonte, në të cilën u zbuluan 75 thasë të mbushur me drogë dhe të mbështjellë me celefon.
Sipas policisë italiane, sasia totale prej 1350 kg marijuane ishte gati për t'u hedhur në tregun vendas.
Shqiptari u arrestua me akuza për posedim të drogës dhe u mbyll në burgun e Regina Coeli.
Facebook Comments (0)