Tufa e të rinjve mbysin në grushta e shkelma gazetarin shqiptar, del videoja e dhunës

Ditën e sotme gazetari Ismet Drishti, administratori i “Zjarr TV” është dhunuar nga një grup maskash dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Ky njoftim erdhi nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e cila lajmëroi gjithçka nëpërmjet një statusi në profilin e saj Facebook.

Kjo është hera e dytë e ushtrimit të dhunës ndaj këtij televizioni, pasi hera e parë ka ndodhur më 4 dhjetor kur ambientet e “Zjarr TV” u sulmuan dhe u plaçkitën gjatë natës.

Drishti njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë. Pasi e kanë dhunuar, maskat janë larguar me shpejtësi.

Pamjet e dhunës janë regjistruar nga kamerat e bizneseve të zonës.