Tropojani zbraz karikatorin e automatikut mbi shokun, u zunë për bagëtitë

Tropojani zbraz karikatorin e automatikut mbi shokun, u zunë për bagëtitë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Tropojës.

Rexhep Alihasani 25 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Luzhë, teksa po kulloste bagëtitë.

Autor i dyshuar kësaj ngjarje të rëndë është 23-vjeçari Safer Riza edhe ky me banim në Luzhë.

Viktima është konfliktuar me autorin dhe më pas ky i fundit është larguar, për t’u kthyer me një automatik në dorë dhe ka shtirë mbi të disa plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Është mësuar se shkak për nisjen e sherrit janë bërë pronat dhe bagëtitë, motive të dobëta këto, të lindura midis dy të rinjve.

23-vjeçari pasi ka ekzekutuar me armë zjarri mikun e tij, ia ka mbathur duke u fshehur në mal.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë dhe ka bërë arrestimin e Rizës.

Informacion paraprak

Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.