Gjyla “kërcënon” Vllazninë: Në Shkodër shkojmë për trepikëshin

Gjyla “kërcënon” Vllazninë: Në Shkodër shkojmë për trepikëshin

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një prononcim enkas për “Panorama Sport”, flet për situatën e skuadrës së tij në prag të ndeshjes me Vllazninë. “Lojtarët janë më të motivuar për të luajtur, megjithëse problemet nuk po na ndahen. Kam më shumë se dy javë që drejtoj Lushnjën dhe kemi dëmtime.

 

Gjej Bufasin të dëmtuar, dëmtohet Canka, dëmtohet Marjus Korreshi dhe numri i tyre na shkon në tetë lojtarë, me gjitha ata që ishin me probleme. Megjithatë, e thashë edhe një herë, futbollistët janë të mobilizuar. Edhe pse në pozicionin e mbrojtësit të qendrës duhet të adoptojmë prapë. Jemi duke kërkuar për të adoptuar.

Kemi provuar 2-3 futbollistë dhe të shikojmë sesi do të vendosim. Mendoj që pjesa tjetër është ajo që ishte në ndeshjen me Luftëtarin. E di problematikën e kësaj ndeshjeje, pasi Vllaznia ka hallet dhe problemet e veta. Ne do të bëjmë atë që kemi thënë. Do të luajmë futboll, pasi luhet 90 minuta.

Skenderbeu-Lushnja

Të dyja skuadrat luajnë 90 minuta për ta fituar. Ne do të luajmë që të bëjmë më të mirën në fushën e lojës”, është shprehur tekniku i lushnjarëve Gjyla, që shpreh edhe mendimin e tij për dëmtimet e lojtarëve. “Unë mendoj që dëmtimi i fundit, ai i Marjus Korreshit është një strapo. Futbollisti që vjen nga ekipi i të rinjve ka marrë një goditje që ndoshta ka sjellë dëmtimin. Ndërsa Canka u dëmtua gjatë stërvitjes. Një lëvizje e gjurit, një rënie e lehtë gjatë stërvitjes”, ka mbyllur trajneri.

STATISTIKA – Lushnja ka humbur rregullisht në Shkodër, pasi stadiumi “Loro Boriçi” mbetet gjithnjë i vështirë për Lushnjën. Mjafton të thuhet fakti që skuadra verdhejeshile ka marrë vetëm një barazim në 25 vitet e fundit. Bëhet fjalë për 16 majin e vitit 2009, kur Vllaznia dhe Lushnja barazonin, 1-1.

lushnja flamurtari

Shënonte Vioresin Sinani për Vllazninë dhe Dorjan Bubeqi për Lushnjën. Edhe në atë kohë verdhejeshilët drejtoheshin nga Ilir Gjyla. Nga ajo skuadër te Lushnja kanë vetëm portieri Bejte dhe mbrojtësi Erjon Xhafa që është i dëmtuar.