Detajet/ Plagoset 23 vjeçari në Dibër, qëllohet nga 3 vëllezër...
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Zall dardhë në Dibër. Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet policore bëjnë të ditur se 23-vjeçari Erjon Çela është qëlluar nga 3 vëllezër, të cilët i kanë shkuar pranë banesës dhe pasi e kanë thirrur kanë qëlluar në drejtim të tij. Policia ka mundur të arrestojë një prej vëllezërve Rruzhdi Kaca, dhe po punon për ndalimin e 2 të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Facebook Comments (0)